MENU
klinika

Mblidhet Kryesia e PS-së

Çfarë pritet të ndodhë brenda selisë rozë

01.07.2022 - 16:55

Ashtu siç ishte përcaktuar edhe më herët, në orën 17:00 ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama.

Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe. Ndërsa mësohet se do të vendoset se cilët do të jenë kryetarët e degëve të PS në 61 bashki.

Pritet që mbledhja të nisë me një raportim nga kryetari dhe drejtuesi i komisionit të posaçëm zgjedhor, Blendi Klosi dhe më pas do të shkohet tek vendimet finale.

Kujtojmë se sot Rama bëri me dije se interes për të aplikuar për kryetarë dege shprehën 561 kandidatë. Ndërkohë, në shkallë vendi, 33.2% është pjesëmarrja e vajzave dhe grave.