MENU
klinika

“Ndërron profesion”

Dafina Zeqirin tashmë do ta shohim edhe si aktore!

21.07.2022 - 12:00

Dafina Zeqiri është padiskutim një ndër këngëtaret më të suksesshme që numëron hite të shumta dhe miliona klikime në Youtube. Mirëpo, së fundmi këngëtaren do ta shohim edhe si aktore tashmë.

Dafi do jetë pjesë e kastit të filmit “Adnan Kafazi”.

Ky lajm u bë i ditur edhe nga aktorja Edona Reshitaj në Instagram.

“Dafina është edhe një super aktore. Në filmin “Adnan Kafazi” e ka një super rol dhe e ka qarë. Jemi të lumtur që na është bashkangjitur në film”, ka shkruar Edona.

Theksojmë që “Adnan Kafazi” do të jetë pjesa e tretë e ngjarjeve që kanë ndodhur në filmat “Zonjusha” dhe “Diamanti”.

Së fundmi, Dafina është përballur me një incident.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngetarja, e cila përmes një postimi në Instastory tregon se pas koncertit ka thyer dhëmbin. Krahas një fotoje të publikuar në profilin e saj, Dafina shkruan: “Kur e then dhëmbin pas koncertit… Çfarë thënie ka a thua?”

Këngëtarja ka performuar së fundmi në një klub në qytetin e Sarandës, ku i pranishëm ka qenë edhe partneri i saj. Sa i përket dëmtimit që ka pësuar këngëtarja, ajo nuk ka preferuar të tregojë detaje në lidhje me çfarë i ka ndodhur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dafina Zeqiri flet për Dj Geek

“Jam ende e dashuruar”

Dafina Zeqiri ‘shpërthen’ në rrjete sociale

“Duhet me ju ardhë marrë që i thoni vetes patriota”