MENU
klinika

Propozimi për martesë të tifozit

Dashuria triumfon përpara…Mourinhos

22.07.2022 - 17:05

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, mbetet “Special One”, duke surprizuar shpesh me gjestet e tij. Së fundmi, ai është bërë pjesë e një ngjarje speciale në ditën e sotme me protagonist një tifoz të Romës.

Portugezi ishte i ftuari i nderit në organizimin special të fansit të verdhekuqve, i cili i propozoi të dashurës së tij në një mënyrë surprizë përpara syve të Mourinhos.

Pasi gjithçka u përmbyll me sukses, çifti u shpreh se kjo është dita më e lumtur e jetës së tyre dhe se nuk i besohet se e kurorëzuan dashurinë e tyre në praninë e trajnerit të ekipit të zemrës.