MENU
klinika

U akuzua për korrupsion

Deklarata e gjyqtares pasi mësoi vendimin e GJKKO

25.07.2022 - 09:57

Nga 2 milionë lekë të vjetra që u tha që ishin ofruar në fillim për dhënien e një mase dënimi më të ulët për një të arrestuar për plagosje, shifra kishte shkuar në dyfish më e madhe.

Prokuroria e Posaçme pretendoi se e ka të faktuar se gjyqtarja e Elbasanit e kishte marrë shumë e parave, por kjo e fundit pretendon tjetër gjë në gjykatë ndonëse ajo nuk do të hetohet në masë sigurimi në burg.

Dje GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurimit për 5 të pandehurit e përfshirë në një aferë të dyshuar korruptive për zbritjen e dënimit të një të arrestuari për plagosje.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka, e cila u la në arrest shtëpie, mohoi akuzat se ka kërkuar para, ndërsa avokatët bënë deklarata të forta para dyerve të Gjykatës.

Kjo e fundit la në arrest me burg të dënuarin Xhulio Musai, avokatin e tij Ilir Pashajn dhe një të afërm të tij. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masat për 5 të arrestuarit në Elbasan, mes të cilëve gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj, të dyshuar për korrupsion.

Vetë gjyqtarja e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve, deklaroi shkurtimisht pas seancës se akuzat e Prokurorisë së Posaçme janë të pavërteta.

Avokatët e të pandehurve, hodhën akuza ndaj Prokurorisë, për të cilën thanë se ka kërkuar masa të ashpra ndaj klientëve të tyre, pa pasur prova. Ata folën për sulme politike e për mungesë provash dhe faktesh.

MASA E SIGURISË

Përveç gjyqtares Vyshka, “Arrest shtëpie” ka caktuar GJKK-ja edhe për të afërmin e një të dënuari, Arben Tirana, ndërsa këta dy të fundit, u shfaqen në dyert e Gjykatës të shoqëruar nga forca policie të repartit “Shqiponja” të Elbasanit.

Ndërkohë, janë lënë në burg, i pandehuri, Xhulio Musai, i cili ishte arrestuar më parë për plagosje, dhe dënuar me 8 vite burg, avokati i tij Ilir Pashaj, dhe i afërmi i Musait, Taulant Ramollari.

Ata akuzohen për “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim. Sipas hetimeve të SPAK-ut të kryera nga prokurori Edvin Kondili, ka të bëjë me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë, ku persona të interesuar/ familjarë të Xhulion Musait, në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare prej 200 mijë lekësh të rinj me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit.

Sipas organit të akuzës, gjyqtarja ka kërkuar dyfishin e kësaj shume, por që familjarët nuk janë pajtuar, ndërsa SPAK-u ra në gjurmët e kësaj çështje fillimisht në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Ndërkohë, avokati Ilir Pashaj, rezulton të ketë qenë gjyqtar në Elbasan, i tërhequr para se të kryente vetingun në vitin 2018, duke nisur ushtrimin e profesionit të avokatit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN