MENU
klinika

“Me Ramën jam takuar vetëm 1 herë”

Deputetja Bozo tregon raportin me kryeministrin: Ja pse nuk e shqetësoj

02.07.2022 - 20:31

Deputetja Luljeta Bozo në një rrëfim për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” ka treguar se me kryeministrin Edi Rama ka pasur vetëm një takim pune, atë në periudhën post-tërmetit, kur ai i kërkoi këshilla për mënyrën sesi duhet të vepronte me katastrofën.

Ajo gjithashtu ka shpjeguar se nuk e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen nga detyra pasi është votuar masivisht nga qytetarët dhe punon për t’ia shpërblyer atyre besimin.

Në krye të 1 viti si deputete e PS, ne pamë që në momentin e fushatës që bëri PS, emri juaj i propozuar nga kryeministri Edi Rama dhe ai i drejtoreshës Çomo që u tërhoq më pas. Ju vetë e menduat ndonjëherë tërheqjen? Apo ka pasur diçka që ju ka bërë ta zhbëni këtë gjë?

Unë e mendoj para se ta vendos. Gjersa e pranova propozimin, dhe kur më votuan gjithë ata njerëz, se unë s’bëra as propagandë asgjë, njerëzit patën besim te unë dhe mundohem t’ia shpërblej duke punuar. Nuk jam bërë pishman, por mundohem të jap maksimumin tim aq sa e kam takatin.

 

 

A takoheni me kryeministrin Rama, si i keni raportet me të?

Marrëdhëniet i kamë të mira me të gjithë. Me kryeministrin Rama jam takuar vetëm njëherë kur më kërkoi për tërmetin dhe nja dy herë në këto takimet festive.

Nuk keni komunikim me të?

Shiko ka një defekt këtu te neve. Se gjithmonë është Uni, njishi që ka ngelur nga ajo koha e shkuar dhe nuk e di kur do e heqim këtë. S’duhet të shkojë çdo gjë te kryeministri, te Njëshi. Unë nëse kam një problem në lidhje me arsimin do shkoj të ministrja Kushi përshembull dhe ta diskutoj me të. Unë kam bërë takim me disa ministra si i Infrastrukturës etj… se ata do ta zgjidhin në fund të fundit. Kryeministrin duhet ta shqetësosh kur është një problem që nuk është zgjidhur asgjëkundi. Dhe s’jam njeri që dua të bezdis kot. Shkoj vetëm kur kam ndonjë problem që mendoj se e zgjidh vetëm ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Certifikohen zgjedhjet e 25 prillit

Komisioneri Celibashi shpërndan 140 mandatet

Rezultatet në Njësinë 10 në Tiranë

Kandidatët e PS dhe PD që morën më shumë vota