MENU
klinika

Bariu rrëzon motivin e vrasjes për një vajzë

Dëshmia tronditëse për vrasjen e Martin Çeços

06.07.2022 - 10:02

Më shumë se dy javë nga vrasja e 26- vjeçarit Martin Çeço, banorët e fshatit hedhin një tjetër hipotezë për krimin e rëndë, që lidhet me parcelat e kanabisit në zonë dhe jo me motive xhelozie siç u tha menjëherë pas ngjarjes.

Megjithatë, do të jenë organet kompetente ato që do të zbulojnë të vërtetën e krimit që i mori jetën të riut. Për ngjarjen, janë arrestuar tre persona. DËSHMITË Banorët e fshatit Kolanec ku jetonte 26-vjeçari shprehen se vrasja e Martin Çeços nuk ka lidhje me një vajzë, por me një parcelë kanabisi që ai kishte zbuluar rreth një muaj më parë.

Një bari i zonës rrëfeu për emisionin “Uniko” se viktima kishte shkuar për të prerë dru në fshatin Bickë dhe atje kishte zbuluar një parcelë me drogë që donte ta denonconte në Polici. Por sipas tij, ”grupi i fuqishëm që kishte mbjellë lëndën narkotike, që përbëhej nga rreth 90 persona” e kishin kërcënuar se do e vrisnin, madje i kishin kërkuar të zhdukej nga Shqipëria.

Bariu tregoi se 26- vjeçari i frikësuar për jetën ishte larguar drejt Gjermanisë, por e kishin kthyer sërish mbrapsht, ndërsa mbrëmjen e vrasjes së tij kishin parë një makinë të zezë pa targa.

“Kishte shkuar të bënte dru, e kërcënonin ata të drogës. S’ka lidhje femër me vrasjen e tij, janë të gjitha fjalë. Zbuluan padashje parcelën e drogës, nuk e prishën. Por, këta nuk donin që ta zbulonin, ishin shumë grup i madh, shumë. Rreth 90 veta, mbjellin vetëm zonën atje. Drutë e morën në qafë atë, kishte gati 1 muaj që e kishte zbuluar parcelën. Ata e kërcënonin, i thoshin do të vrasim. Çfarë nuk i thoshin, mos hajde më këtej, zhduku fare, i kishin thënë. Zhduku nga Shqipëria, që të mos rrinte këtu. Ishin të fuqishëm. Banorët kanë parë një makinë të zezë pa targë atë natë. Më pas targën e kishin vendosur kur u larguan. Nuk ka qenë i martuar, u tha për të humbur gjurmët. Nuk jemi ndjerë më parë të kërcënuar. S’e lidhte asgjë Martinin me kultivimin e lëndës narkotike, vetëm e zbuloi. Donte t’i denonconte, por hoqi dorë, kishte frikë. E kërcënuan keq, nuk shkoi në polici. Iku në Gjermani, por e kthyen ata”, tha ai.

“Nuk më besohet se vrasja e tij ka lidhje me një femër, për aq sa e njihnim neve. Ndoshta, ndonjë arsye tjetër”, tha një grua.

“Shkonte shumë mirë me të atin. Punonte, kishte 3 mushka bënte dru. Ishte shumë i turpshëm, s’ma merr mendja për Martinin që kishte punë vajze”, tha një banore tjetër.

KONTRADIKTAT PËR NJË FEMËR

Babai i viktimës tha se djali i tij pëlqente një vajzë që punonte në një byrektore në Korçë, për të cilën i ndjeri kishte thënë shokut të tij që të ndërmjetësonte me të renë e quajtur Bora dhe “t’i tregonte se sa shumë e pëlqente dhe se kishte dëshirë ta njihte”.

Por hyrja e Rezart Dokollit në këtë histori e bën akoma më komplekse atë çfarë ka ndodhur. Dekolli thotë se babait të Borës i kishte shkuar së bashku me Martinin për t’i kërkuar dorën vajzës, ashtu siç kishte shprehur dëshirën 26-vjeçari.

Enigmë mbetet fakti se kush i ka thënë Martin Çeços se vajza që punonte në byrektore quhej Tina Pajollari, kur në fakt janë dy vajza të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN