MENU
klinika

Wimbledon

Djokovic në çerekfinale, te femrat eliminohet nr.1

04.07.2022 - 12:01

Novak Gjokovic ka prerë një biletë për në çerekfinalet e grand slam të Wimbledon. Tenisti serb fitoi 3-1 në raundin e katërt, ku humbi vetëm një set ngushtë. Gjokovic, në mungesë edhe të Federer, është pretendenti numër një i këtij turneu madhor.

Në çerekfinale shkon edhe italiani Sinner, që mundi 3-1 spanjollin Alkaraz. Një përballje interesante mes dy tenistëve të rinj, e ardhmja e këtij sporti.

Te femrat pati sërish surpriza. Nga gara është eliminuar numri 1 në botë, polakja Iga Sviatek, duke e bërë të hapur sfidën për fituesen e këtij turneu. Pretendetja kryesore tani është tuniziania Ons Zhabjer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN