MENU
klinika

Kjo është mënyra më e thjeshtë natyrale

Doni të mbroheni nga mushkonjat?

02.07.2022 - 14:49

Pickimet e mushkonjave janë tmerr për të gjithë. Këto krijesa të vogla mund të shkaktojnë irritime të lëkurës, që ndonjëherë zgjasin për ditë të tëra. Megjithatë, ka disa mënyra të thjeshtë për t’i mbajtur larg këto insekte të bezdisshme.

Mjetet më efektive për të luftuar pickimin e mushkonjave bëhen duke kombinuar vajin natyral të ullirit me vajra esencialë specifike. Mjetet natyrore do të largojnë në mënyrë efektive mushkonjat dhe ato duhet të aplikohen çdo 2 orë.

Këtyre preparateve mund t’i shtoni edhe vaj livando, pishe, borziloku dhe hudhër, në varësi të aromës që ju dëshironi. Përzieni vajrat esencialë të zgjedhur me vaj ulliri dhe aplikojeni rregullisht në lëkurë për t’u mbrojtur nga keqbërësit e vegjël.