MENU
klinika

“Po vij në shtëpi"

Dua Lipa jep lajmin e madh për Sunny Hill Festival

15.07.2022 - 09:45

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa ka bërë një postim në rrjetin social Instagram, ku ka njoftuar se do të fluturojë së shpejti drejt Kosovës, të cilën ajo e quan shtëpi.

Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në nisjen e festivalit “Sunny Hill”, që këtë vit do të mbahet në Prishtinë dhe Tiranë.

“Sunny Hill Festival – Prishtina, Kosovë – po vij në shtëpinë, shihemi në gusht”, ka shkruar ajo në Instagram, shoqëruar me një fotografi të brenduar sipas ngjyrave të festivalit.

Festivali Sunny Hill do të mbahet gjatë datave 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dua Lipa flet për festivalin e famshëm

A do të mbahet “Sunny Hill” në gusht?