Dy persona të moshave 33 dhe 38 vjeç kanë rënë në një pus uji mesditën e sotme në fshatin Lofkënd të Mallakastrës.
Policia bën me dije se forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga pusi me shenja jete dhe më pas ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
“Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.