MENU
klinika

Binjakë me një nga drejtueset e kompanive të tij?

E “fshehta” e Elon Musk, CEO-s së Tesla-s!

07.07.2022 - 10:18

Elon Musk dhe Shivon Zilis, drejtoresha e projekteve në kompaninë e tij Neuralink, kanë mirëpritur binjakë në nëntor 2021.

CEO 51-vjeçar i Tesla-s u bë baba i binjakëve nëntorin e kaluar, sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara nga Insajderi të mërkurën. Binjakët kanë lindur në Austin, Teksas.

Gazetat zbulojnë se në prill, Musk dhe Zilis i kërkuan një gjykate të qarkut Teksas që të ndryshonte emrat e foshnjave të tyre në mënyrë që ata “të kishin mbiemrin e babait të tyre dhe mbiemrin e nënës së tyre si pjesë e emrit të tyre të mesëm”.

Sekset e binjakëve nuk janë bërë publike dhe emrat e tyre janë redaktuar nga dokumentet.

Një gjykatës pranoi kërkesën e tyre në maj, sipas Insajderit.

Një përfaqësues i Musk nuk dha asnjë koment për PEOPLE lidhur me këtë lajm të bujshëm.

As Zilis nuk u përgjigj.

Ardhja e binjakëve në jetë ndodhi vetëm disa javë përpara se Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes të bëheshin me një vajzë në dhjetor, pavarësisht se dyshja u ndanë në shtator. Ajo zbuloi lindjen e Exa Dark Sideræl, që i kanë vënë nofkën Y, në një kopertinë për Vanity Fair. Ata gjithashtu kanë edhe djalin 2-vjeçar X Æ A-12.

Pasi mirëpriti binjakët, Musk tani është baba i 10 fëmijëve.