… Sikur nuk e kishim vrasjen me pagesë?…, ja mu mes nesh e kishim!
E solli puna që të flitet me afsh përsëri mbi nocionin ‘vrasje me pagesë’; bash për arsye të vrasjes së tre djemve ‘të shënuar’ mbi urën e Fushë- Krujës. Disa praktikantë të vrasjes me pagesë po akuzojnështetin si ‘pjesëmarrës në akt’, të tjerë po bëjnë si të çuditur se si ‘mbiu kjo mes nesh’.
Veçse ka ndryshuar trajtë dhe dramacitet; por këtu e kishim:
1.
Trajta e pagesës ‘me nder’.
Trajta kulmore e kësaj ‘pagese me nderin’ është shfaqur në fund të marsit të viti 1997, rasti: në rrugën e vjetër buzë lumit Fan. Presidenti i Republikës kishte lëshuar thirrjen ‘të sulmojmë Jugun, se po na sulmojnë!’, dhe u mbushën kamionë me militantë e të rinj që çoheshin në Vlorë. Në të errur, një djalë trembëdhjetë a katërmbëdhjetë vjeç, nis e qan dhe thërret ‘o nanë…, dua të shkoj në shtëpi’. Përgjegjësi i ngarkesës i tha të pushonte se po ‘shkojmë në luftë!’. Djali nuk pushoi, por kërceu nga makina. Tjetri nxori kallashin dhe… e la djaloshin në gjak aty në cep të rrugës… Makina shkoi drejt Vlorës. U vranë me mijëra me atë rast, të gjithë me pagesën e shtetit. Por ky djalë buzë Fanit u vra me ‘pagesën e nderit’ që përgjegjësi i makinës i kishte dhënë fjalën presidentit.
2.
Trajta e pagesës ‘me post’:
Edhe kjo pagesëështë. Në tetor të vitit 1995, një tufë me agjentë të SHIK-ut u vërvitën në biznesin e Remzi Hoxhës, Remziune futën në njëmakinë, e drejtuan drejt zyrave të SHIK në Shëngjin…, dhe nuk e ka parë kurrë më njeri. Truproja më i afërt i presidentit ka thënë se ‘trupin ia hodhën në det’.
Djali i Remzi Hoxhës ka deklaruar:
“Personat e implikuar nga më i larti janë: Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe AvniKoldashi”. Vrasës me pagesë, si këta mbi ‘Urë’. Këtë Arben Sefgjinin, edhe pse i dënuar si pjesëmarrës në vrasje, kryeministri Berisha e emëroi Drejtor i Drejtorisë së Tatimeve. Shkonte e kthehej nga zyra i ruajtur nga një vargan me policë, i burgosur por megjithatë ‘Drejtor i Madh’. Berisha po i paguante hakun e vrasjes, e paguante me post.
3.
Trajta e vrasjes me pagesë ‘për pushtet’.
Edhe këtë trajtë të ‘pagesës’ këtu mes nesh e kishim; nuk e di pse bëjnë sikur çuditen. Megjithëse mund të them diçka pse ‘çuditen’. Janë pikërisht ata që e kanë paguar vrasjen e të tjerëve me histerinë për të qëndruar në pushtet me çdo kusht; dhe tani projektojnë veten në urën mbi Fushë- Krujë. Në 21 Janar 2011, qeveria vrau katër protestues kundër korrupsionit; i vrau mu në oborrin e selisë së qeverisë. Sot e kësaj dite, ish- kryeministri mban peng tytën e armës, plumbin dhe heard- diskun e regjistrimit të vrasjes. Por askush nuk thotë dot se të katër nuk u vranë nga armët e Gardës. Edhe në vrasjen e tre ‘të shënuarve’ në Fushë Krujë del se u përdorën metoda ushtarake. Edhe Fatmir Haklajështë vrarë me mina dhe njerëz të pajisur me uniforma të shtetit…. Të gjitha vrasjet e këtij lloji kanë pasur një pagesë, pagesë të rëndë; por ka paguar shteti.
Sapo ndodhi ngjarja në Fushë Krujë, ish- kryeministri tha pa u menduar: ‘Po, ka lidhje qeveria me ata!’. I erdhi ajo që kishte bërë.
4.
Kthimi i ‘fshatit’ pa vrasës dhe modeli i Mesjetës.
Tani shoqëria duket sikur ‘kërcet’ më shumë se më parë. ‘Po bëhen edhe vrasje me pagesë!’, alarmohen disa. Po bëhen vrasje vërtet, por edhe kjo punë e ‘të mbrapshtëve’, siç thotë Kanuni i Mesjetës, duket se është nga fundi. Tani vrasja me pagesë nuk ndodhet në zemër të shtetit, siç e kishim. Nëse kësaj here ‘hiqen qafe’ Sali Berisha dhe Ilir Meta, përfundon edhe epoka e vrasjes me pagesë nga shteti. Më duket se kjo po ndodh.
Pesë a gjashtë shekuj të kaluar lloji i ‘pagesës për vrasje’ hidhej poshtë me neveri e ndëshkim. Vrasësithërritej ‘hjekës’, ‘hjekës i shokëve dhe i grave’, ‘cub’, ‘brac’, ‘biramel’, ‘grabitës’, por jo njeri i pranuar. Në kohën tonë u quajtën ‘president’, ‘kryeministër’, ‘ish- kryeministër’, ‘legjendë’, ‘demokrat’…
Sidoqoftë, këtu e kishim vrasjen e Fushë- Krujës.