MENU
klinika

Trupi i saj gjendet pas 5 ditësh

E rëndë në Greqi/ Djali i pret qafën nënës

06.07.2022 - 09:54

Një 50-vjeçar ka vrarë nënën e tij në Selanik të Greqisë, duke përdorur kamxhik dhe një mjet të mprehtë, shkruan CNN grek.

Trupi i pajetë i 79-vjeçares u gjet nga djali tjetër i saj, 53-vjeçar, pesë ditë më vonë, brenda banesës ku jetonte. Ajo ishte e veshur me rroba, ndërsa trupi i saj kishte nisur kalbjen.

Autori është arrestuar menjëherë nga Policia dhe është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Selanikut, pasi rrëfeu veprën që e ka kryer.

Sipas Policisë greke, 50-vjeçari me një mjet të mprehtë ia ka prerë qafën viktimës dhe ka përdorur kamxhikun për goditje ndaj saj.