MENU
klinika

U plagos me thikë një ditë më parë

EMRI/ Ndërron jetë 77-vjeçari në Fier

21.07.2022 - 10:10

Ka ndërruar jetë 77-vjeçari Haxhi Balla, i cili ditën e djeshme u godit me thikë nga shtetasi Armando Boriçi, pas një konflikti për motive banale.

Boriçi plagosi gjithashtu dhe të birin e viktimës, shtetasin Aleks Balla 53-vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjeçarit Boriçi.

Zënka nisi fillimisht me fjalë për të agravuar më pas në përdorimin e thikës nga ana e Armando Boriçit.

Policia bëri të mundur kapjen e autorit të plagosjes, i cili tashmë duhet të përballet me akuzën e vrasjes.

NJOFTIMI I POLICISË PAS PLAGOSJES

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin. Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.