Këngëtarja Enca këtë verë ka preferuar të shijojë pushimet e saj dhe nuk është angazhuar me projekte muzikore. Ajo ka zgjedhur të marrë kohë për veten dhe poston shpeshherë foto nga vendet që viziton.
Së fundmi Enca ka postuar një Insta Story që duket si një kunj i hapur për kolegët e saj në luftën për klikime.
“Punë punë natë e ditë, që viwesat me i rrit. Paçi fat”- u shpreh ajo.
Shumë fansa aludojnë se bëhet fjalë për këngëtaren tjetër Dhurata Dora e cila me këngën e saj më të re arriti 3.5 milionë shikime në një ditë.
Nuk është hera e parë që këngëtarja shpreh mendimin e saj për këtë temë.
Para disa ditësh ajo ka bërë një Q&A në Instagram dhe një nga pyetjet ishte se pse ajo nuk blen klikime dhe se mos ka frikën se mos ja bllokojnë.
Enca nuk ja ka përtuar përgjigjen duke e u shprehur se më mirë i harxhon lekët për pushime sesa blerje klikimesh.
“Nuk po them që cdo këngë me 1 milionë shikime në ditë është ‘fake’ por po them që 90 përqind e tyre janë… Më mirë i harxhoj paret për pushime e biznese të reja sesa për ‘fake views’ për me kënaq egon”- u shpreh këngëtarja.