MENU
klinika

Sulmi kibernetik ndaj e-Albanias

Faqet e ministrive dhe sistemi i fiskalizimi janë kthyer në funksion!

19.07.2022 - 11:52

Këshilli i Ministrave ka bërë të ditur se disa prej shërbimeve të e-Albanias janë rikuperuar pas sulmit kibernetik që pësoi databaza dhe faqja shtetërore dy ditë më parë.

Në njoftimin e QEverisë thuhet se kundërofensiva e AKSHIT dhe aleatëve ka arritur të 4 shërbime të institucioneve që kanë lidhje me e-Albanian dhe që ofrohen online. “Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.

Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:

– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;

– Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Njoftimi i plotë Kunderofensiva e AKSHI-t dhe aleateve ndaj sulmit kibernetik po ecen me ritme te shpejta dhe ne perputhje me planin e emergjences.

Pas një pune të jashtëzakonshme, prej 96 orësh papushim, nga ekipi i inxhiniereve dhe ekspertëve IT të AKSHI-t, ndihmës së skuadrës së Microsoft DART (Detection and Response Team) dhe partnerëve të “Jones Group International”, po kthehemi në normalitet.

Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit janë rikthyer në funksion të plotë brenda 12 orësh.

Që prej ditës së djeshme është kthyer në funksion të plotë:

– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;

– Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Po punohet me intensitet për kthimin një e nga një të të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

Ndjekja e protokolleve të reagimit ndaj sulmeve kibernetike, izolimi i menjëhershëm i infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare, që në momentet e para, bëri që sistemet qeveritare të dalin të paprekura.

Kjo rezultoi kundërpërgjigjia e duhur ndaj këtij sulmi masiv të pandodhur kurrë më parë ndaj vendit tonë.

Falenderojmë çdo qytetar, biznes, punonjës administrate, shtetas të huaj në Republikën e Shqipërisë, për durimin dhe mirëkuptimin në përballjen me këtë armik kibernetik të përbashkët.

Siguria kibernetike dhe ofrimi i shërbimeve publike online ka qenë dhe do të mbetet prioriteti ynë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN