MENU
klinika

Pritet ndërhyrja nga ajri

Flakët intensive vijojnë përhapjen në malin e Çikës

15.07.2022 - 09:17

Zjarri në malin e Çikës në Vlorë vijon të jetë aktiv prej disa ditësh.

Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë. Burime bëjnë me dije se sot pritet te rifillojnë operimin dy avionët “Canadair” për shuarjen e zjarrit.

Siç shihet dhe pamjet e siguruara nga Panorama.al, flakët kanë vijuar në mënyrë intensive dhe gjatë natës, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri.

Ndërkohë që një vatër tjetër zjarri është evidentuar në fshatin e Paqes, në Tarabosh të Shkodrës, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre e ferra rreth 800 metra katrorë. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse flakët kanë mundur të neutralizohen.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë