MENU
klinika

çfarë thotë policia

Gjendet i pajetë në banesë 43-vjeçari në Elbasan

27.07.2022 - 12:00

Një 43-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Beqir Dardha’ në Elbasan.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij shtetasi S.H. rreth 43 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja është natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.