MENU
klinika

“Në vjeshtë nisim përgatitjet për zgjedhjet vendore”

Gjiknuri prezanton risitë: Në 28 bashki do kemi drejtuese gra

01.07.2022 - 19:07

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS ka bërë të ditur edhe risitë në procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve. Sipas tij, në 28 degë drejtueset do të jenë gra.

Qëllimi i këtij procesi tha Gjiknuri është që të kemi një PS më të fortë, ndërsa bëri të ditur se në vjeshtë do të nisin përgatitjet për zgjedhjet vendore.

“Nga procesi që përfundoi do të them që një risi që duhet mbështetur është se në 28 degë do të drejtohen nga gra dhe vajza. Një risi që PS po e aplikon edhe në nivelin e drejtimit të bashkisë

Ky është një proces rivitalizues. Me vullnetin e tyre dilnin përballë anëtarësisë dhe prezantonin planin. Një parti që debati zhvillohet brenda dhe një parti që duhet ta kthejë veten ë saj në platformën e ideve të diskutimit. Hapi i dytë do të ndiqet nga procesi i zgjedhjes së sekretarëve që ne të kemi një strukturë të plotë dhe në vjeshtë fillojmë përgatitjet për zgjedhjet vendore, që PS do ti fitojë në pjesën më të madhe të bashkive”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin