MENU
klinika

Kriza energjetike

Gjobë për ata që mbajnë kondicionerin ndezur…

23.07.2022 - 10:22

Dyqanet me ajër të kondicionuar në Paris do të duhet të mbyllin dyert dhe dritaret nga e hëna, ose do të përballen me një gjobë, për të reduktuar konsumin e energjisë, sipas një vendimi të marrë, të premten 22 korrik, nga bashkia e kryeqytetit, sipas mediave të huaja.

Vendimi, i miratuar, synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak të krizës energjetike. Vendimi do të jetë në fuqi edhe në muajt e dimrit dhe hyn në fuqi të hënën. Sipas autoriteteve personat që nuk respektojnë rregullat do të gjobiten deri në 150 euro.

Rezoluta përmend, në veçanti, “pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN