Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi më në fund lanë mënjanë rivalitetin e tyre historik për një video-mesazh special. Ylli i Manchester United dhe asi i Paris Saint-Germain të dy i uruan ditëlindjen djemve të sulmuesit brazilian, Hulk.
Dy djemtë e rinj, Ian dhe Thiago, qëndruan në dhomën e tyre të ndenjes ndërsa një video u shfaq në ekran, me babanë e tyre duke parë. Ylli i PSG-së, Neymar, ishte i pari që u dha atyre një mesazh urimi.
Më pas u shfaq Messi dhe shtoi një koment të shkurtër ndërsa djemtë u mahnitën edhe më shumë. Dhe më pas video u përmbyll me një mesazh nga superylli i United, Ronaldo.
Lionel Messi, Neymar and Cristiano Ronaldo all wished Ian and Thiago (kids of Brazil and Atletico Mineiro player Hulk) a happy birthday. pic.twitter.com/mSPPQyBfVH
— Roy Nemer (@RoyNemer) July 23, 2022
Dyshja vrapoi me shpejtësi te Hulk dhe e përqafuan në një mënyrë të dashur pasi ai u dha atyre një dhuratë për ditëlindje që nuk do ta harrojnë kurrë.