MENU
klinika

Kërkon publikisht falje

I quajti “katunarë” të rinjtë në koncert, reagon Butrint Imeri

28.07.2022 - 10:47

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur dy netë më parë në Pejë.

Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë mbi 12 persona në ambientet e një klubi nate ku po performonte Butrint Imeri dhe sipas dëshmitarëve sherri ndodhi për një vajzë.

Teksa ngjarja po ndodhte para syve të këngëtarit të njohur ai padyshim ka reaguar në tentim të qetësimit të situatës duke kërkuar nga publiku ta shijojnë koncertint, e ata duke i quajtur “bala dhe katunarë”.

“Mos këqyrni katunarët duke u kap në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”, tha ai.

Lidhur me këtë shprehje të tij ai ka reaguar pērmes rrjeteve sociale duke kërkuar falje nëse ka ofenduar dikë.

Po më vjen shumë keq për reagimin që kam bërë duke përdorur termin “katunar”, gjatë një rrahje që ka ndodhur kur kam qenë duke performuan në nje klub. Ka qenë momentale dhe kam qenë shumë i frustuar me ato pamje që i kam patur përballë, sepse ne dalim për tu kënaqur e jo për të parë përleshje.

Unë vetë jam katunar me prejardhje, jam Shaljan nga Mitrovica i lindur në Gjermani. Kështu që ata që janë ndjerë të ofenduar, ju kërkoj shumë falje sepse ka qenë moment që nuk kam ditur si të shprehem kur i kam parë ato sjellje.

Ju do katunari Shaljan super krenar Butrinti”, ka shkruar ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I paska ‘çmendur’ vajzat që i vogël

Butrint Imeri publikon fototn para se të bëhej i famshëm

Instagrami i zbuloi të gjitha...

Butrint Imeri dhe modelja janë sërish bashkë?!


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure