MENU
klinika

Lezhë

I tërheqin dallgët, babai me tre fëmijë rrezikojnë të mbyten

14.07.2022 - 11:17

Tre fëmijë të mitur bashkë me babanë e tyre kanë rrezikuar të mbyten në bregdetin e Lezhës, në Kunë.

Mësohet se babai me tre fëmijët kanë qenë duke u larë në det kur janë tërhequr në thellësi nga dallgët dhe nuk kanë mundur të dalin me forcat e tyre në breg.

Të rrezikuarit po pushonin në plazhin publik pa vrojtues Plazhi. Fatmirësisht, në plazh ndodhej një person i quajtur Robert Necaj, i cili ka dëgjuar britmat për ndihmë dhe ka notuar drejt tyre dhe i ka nxjerrë në breg. Dy fëmijët janë nxjerrë në gjendje më të rëndë dhe kanë pasur nevojë për ndihmën e parë mjekësore.

Ngjarja është bërë publike nga gazetarja Karolina Risto në rrjetet e saj sociale.