MENU
klinika

Familja e Presidentit Bajram Begaj hyn në godinë

Ikën Meta, Presidenca zyrtarisht me “banorë” të rinj

24.07.2022 - 20:46

Pas fjalimit të tij të parë në drejtim të popullit shqiptar, që do e përfaqësojë në 5 vitet e ardhshme si President i Republikës, Bajram Begaj është përshëndetur me paraardhësin e tij Ilir Meta dhe i është drejtuar godinës së Presidencës.

Në shoqërinë e bashkëshortes së tij dhe dy djemve që ishin të pranishëm edhe gjatë betimit në Kuvend, Kreu i ri i Shtetit ka marrë zyrtarisht detyrën dhe do të vijojë punën në zyrën e re, ku përgjegjësitë siç ai vetë theksoi janë të mëdha.