Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi u shpreh qartë se Shqipëria është gati për të filluar negociatat dhe se javën e ardhshme do të kemi lajme të mira.
“Shqipëria ka ecur shumë. Është bërë një punë e madhe dhe Shqipëria është gati për të filluar negociatat dhe nuk ka dyshim, nuk ka pikëpyetje që Shqipëria ka bërë cdo gjë për ta arritur.”
Në vijim ne do të kemi lajmin e mirë, java e ardhshme do të jetë ajo jave që ne kemi kaq kohë që presim”, tha Komisioneri ne konference me Ramen nga Vlora.
Sa i takon By passit te Vlores, Komisioneri vlerësoi punen e bere nga qeveria ne bashkepunim me Bashkimin Evropian. Sipas tij, kjo është diçka me interes per qytetaret dhe per bizneset.
“Shqipëria është një vend që vazhdon të më befasojë. Rruga këtu me la pa frymë, më la shumë mbresa, por edhe duke parë këto punime. Pra ju po ndërtoni Shqipërinë për brezin e ardhshëm. Brezat e mëparshëm nuk kanë dhënë rezultatet për ato që ka nevojë shoqëria modern.
Ne dëshirojmë që të jemi të rëndësishëm duke sjellë mbështetjen tonë që të jemi me rajonin për të ecur përpara.
Me këtë punë që është bërë ne po ulim ndotjen e ajrit, por po japim edhe këndvështrime të tjera. Më parë duheshin shumë orë për të përshkuar qytetin, ndërsa sot në këtë rrugë do të shohim shumë maune, që do kalojnë për tregti në Greqi
Për ne, ndërlidhja ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Unë e di që nga përvoja e Hungarisë se cfarë ndryshimi sjell kur ke mundësi të lidhesh me tjetrin. Kjo është pjesë e korridorit 8. Kjo është një punë që është bërë për qytetarët dhe për bizneset. Nuk është punë për ne.
Shpresoj që kjo të jetë një nga ato gjerat e para që bëjmë bashkë. Ne një zinxhir që lidh Shqipërinë jo vetëm sa i përket rrugëve, por edhe hekurudhave, ndërlidhjeve dixhitale apo edhe vendet e punës”, tha Varhelyi.