MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Johnson i sheh samitet ndërkombëtare si “shpëtim”!

01.07.2022 - 08:30

Problemet e brendshme të Boris Johnson janë aq të rënda sa ai gjen prehje në skenën globale.

Javën e kaluar, kryeministri ka marrë pjesë në një takim të krerëve të qeverive të Commonwealth në Ruanda, një mbledhje të G7 në Gjermani dhe një samit të NATO-s në Spanjë.

Britania është një ekonomi e madhe globale dhe fuqi ushtarake.

Kjo do të thotë që një kryeministër britanik duhet të merret seriozisht.

Reputacioni i Johnson për dyfytyrësi e shoqëron gjithmonë, por ai trajtohet me respektin që i atribuohet postit të tij.

Kryeministri është konsideruar gjithashtu si një zë i rëndësishëm për luftën në Ukrainë, duke kërkuar rezistencë ndaj agresioneve vrastare të Vladimir Putinit.

Në Evropën Lindore, ku nënshtrimi ndaj Kremlinit është një kujtim i kohëve të fundit dhe një kërcënim aktual, qëndrimi i Britanisë është veçanërisht i mirëpritur.

Por Johnson është gjithashtu në kundërshtim me sekretarin e tij të mbrojtjes për çështjen e retorikës së tij të ashpër.

Britain’s Prime Minister Boris Johnson and his wife Carrie Johnson arrive to attend the annual Conservative Party Conference, in Manchester, Britain, October 6, 2021. REUTERS/Toby Melville

Një lider i dobët nuk mund t’i shpëtojë paqëndrueshmërisë së administratës së tij, edhe kur bën si një burrë shteti ndërkombëtar.

Johnson ka të drejtë që e pozicionon Mbretërinë e Bashkuar si një aleat të palëkundur të Ukrainës.  Por kjo nuk përbën një politikë të jashtme koherente. Kryeministri dhe mbështetësit e tij gjithashtu përmendin aleancën me Kievin si një arsye që deputetët konservatorë të mos kërkojnë udhëheqje të re.

Gjendja e Ukrainës nuk duhet të përdoret si një teknikë devijimi.

Johnson shpesh duket më i interesuar për raportin e tij personal me Presidentin Volodymyr Zelenskiy sesa për çështjet më të mëdha strategjike dhe ekonomike të shkaktuara nga veprimet ruse.

Kjo për shkak se duhen një vlerësim racional i politikës evropiane të sigurisë, duke përfshirë pyetjen se si Britania duhet të menaxhojë marrëdhëniet e saj me fqinjët e saj kontinental.

Dhe kjo do të thotë të mendosh për Bashkimin Evropian në terma që janë tabu në partinë konservatore.

Në afat të shkurtër, Britania mund të imagjinojë se NATO është institucioni i vetëm përmes të cilit duhet të përfaqësohen interesat e saj të sigurisë. NATO është gjithashtu vendi ku evropianët ulen me amerikanët dhe Uashingtoni shpesh është i kujdesshëm ndaj ambicieve të BE-së për “autonomi strategjike” – një ambicie për të cilën ka folur vazhdimishr presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

A handout picture released by the European Commission shows Britain’s Prime Minister Boris Johnson (C) and Britain’s Foreign Secretary Dominic Raab (2L), posing for a family photograph with other delegates during the G7 foreign ministers meeting in London on May 5, 2021. – G7 foreign ministers meet in London for their first face-to-face talks in more than two years, with calls for urgent joined-up action to tackle the most pressing global threats. (Photo by Niklas HALLE’N / European Commission / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – MANDATORY CREDIT “AFP PHOTO / Niklas Halle’n / European Commission” – NO MARKETING – NO ADVERTISING CAMPAIGNS – DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Realiteti është se Evropa është ende jashtëzakonisht e varur nga garancitë e mbrojtjes së SHBA-së. Kjo nuk do të ndryshojë së shpejti.

Por një mësim i presidencës së Donald Trump – dhe një kërcënim i paraqitur nga perspektiva e një partie republikane Trumpiane që të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në 2024 – është se Evropa nuk mund të lejojë të jetë e vetëkënaqur duke menduar se SHBA do të jetë gjithmonë një aleat i qëndrueshëm dhe i besueshëm.

Si blloku që zotëron fuqinë e përgjithshme të demokracive evropiane, BE-ja do të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme si forumi ku negociohen interesat kontinentale përtej tregtisë. Britania duhet të kërkojë përfshirje në atë bisedë; do të fitonin të dyja palët.

Macron ka thënë aq shumë dhe Johnson të mërkurën la të kuptohet se ishte dakord.

Kryeministrit mund ta shohë skenën ndërkombëtare si “shpëtim”, por ai nuk duhet të ngatërrojë respektimin e protokollit diplomatik me popullaritetin.

Mungesa e politikës koherente është po aq e dukshme dhe po aq e dëmshme jashtë vendit sa edhe brenda.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk do të mund ta ndihmonim Ukrainën nëse…"

‘Habit’ Boris Johnson: Britania është më mirë jashtë BE-së

Johnson bisedë telefonike me Zelensky

“Do të rrisim mbështetjen ushtarake për Ukrainën!”

Me ardhjen e administratës së re në SHBA

‘Lajkat’ e Johnson ndaj Trump nuk e ndihmojnë MB