MENU
klinika

Në fund të vitit

Kampioni i Formula 1 lajmëron tërheqjen

28.07.2022 - 12:24

Është parë gjithnjë si pasardhësi i Michael Schumacher dhe deri në një farë pikë arriti të tregojë se është i denjë. Por sot piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka deklaruar se do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

35-vjeçari, që ka fituar 4 tituj kampionë kur garonte me Red Bull, këtë sezon mbyll kontratën me skuadrën e Aston Martin. Një lajm që ka befasuar të gjithë, pasi është një “rrufe në qiell” të hapur, që erdhi pak ditë para garës së Hungarisë.

Vettel numëron 53 fitore dhe 122 podiume në Formula 1, një pilot me një karrierë të jashtëzakonshme, që ka garuar edhe me Ferrari, por me këtë skuderi nuk arriti të shpallej kampion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN