MENU
klinika

“Ja kush preket”

Kanabis mjekësor dhe amnisti fiskale, Rama sqaron dy nismat e bujshme të qeverisë

01.07.2022 - 14:33

Kryeministri Edi Rama foli për draftin për legalizimin e kanabisit në vend. Duke folur në një konferencë për media, Rama tha se e ka konsultuar me shqiptarët, në këshillimin kombëtar, çështjen e legalizimit të kanabisit.

“Ju kujtoj që për legalizimin e kanabisit mjekësor e kemi konsultuar me shqiptarët dhe në këshillimin kombëtar kanë marrë pjesë gati gjysmë milionë shqiptarë që kanë thënë po, do bëhet. Në këshillimin e ardhshëm do i pyesim edhe nese doni të legalizohet dhe përdorimi rekreativ i kanabisit apo jo, do i pyesim, pra për përdorimin personal.

Apo do vijojë të jetë krim që dënohet dhe që çon fatkeqësisht shumë të rinj në burg. Nëse do thonë po do e bëjmë edhe atë, se kemi një dilemë për këtë gjë. Po të më pyesni mua tani, e po t’u hap mendjen e zemrën do shikoni që jam i dyzuar në këtë pikë. Dhe në diskutimet e brendshme ka pro e kundër, ndaj është këshillimi kombëtar”, tha Rama.

Më tej, kryeministri foli dhe për amnistinë fiskale, duke u shprehur se amnistia nuk i jep askujt amnisti, përveçse deri në ditën e depozitimit të parave.

“Edhe kur merr makinën, me gjithë dokumentet në rregull, ka gjithmonë një risk. Çdo gjë ka risk, por e rëndësishme është që së pari amnistia fiskale është një kërkesë e kohës, e mbështetur gjerësisht në opinionin publik. Së dyti, amnistinë fiskale jemi të fundit që e bëjmë. Së treti, ua kam thënë dhe partnerëve, mirëpresim çdo vërejyje, por nuk mirëpresim qëndrimin që Shqipëria.

Shqiptarët janë të çuditshëm. Kemi bërë një projekt me të gjitha masat e marra nga ligjet e amnistisë së vendeve të tjera për të parandaluar keqshfrytëzimin e kësaj mundësie. Është shumë e qartë që amnistia nuk i jep askujt amnisti, përveçse deri në ditën e depozitimit të parave. Pra, kushdo qoftë që nuk është i dënuar, që nuk ka punuar në shtet, që nuk ka qenë politikan, etj. etj. janë një sërë kategorish të përjashtuara, pra që mund të kenë burime korrupsion në pasurinë e tyre, apo krimi, për gjithë pjesën tjetër amnistia është në fuqi.

Nuk është se amnistia të jep mundësi që çfarëdo që të bësh në të ardhmen, paratë nuk të preken. Këtu bëhet fjalë për qindra e mijëra emigrantë që kanë para, që nuk i legalizojnë dot, sepse janë kursime nga puna në të zezë, jo nga puna e zezë. Shikoni çfarë heqin për të sjellë 10 mijë euro apo 10 mijë paund. Madje edhe me prokurë, që iu marrin dhe ndonjë lekë për të marrë lekët e tyre. Kjo është amnistia”, u shpreh kryeministri.