MENU
klinika

"Ishte një dhimbje e madhe për mua"

Këngëtarja shqiptare rrëfen dy abortet spontane

23.07.2022 - 11:15

Këngëtarja dhe aktorja, Ryva Kajtazi ka qenë së fundmi e ftuar në programin “Rudina”. Ajo ka folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale.

Mirëpo, ajo është ndalur edhe te një moment i vështirë që ka kaluar më herët, pikërisht dy abortet e saj spontane.

Ryva tha se dhimbja e saj ka qenë e madhe por tashmë është e lumtur me fëmijët që ka.

“Normalisht është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot. Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund. Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”, rrëfeu ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure