MENU
klinika

Lamtumirë, apo vetofrim në LSI?!

Këshilltari i Metës: Koha do faktojë sa mirë i shërbeu shqiptarisë. Një mandat Presidencial i mbyllur me integritet

24.07.2022 - 16:23

Mandati i presidentit Ilir Meta mbyllet zyrtarisht sot në orën 16:00, e po ashtu sot përfundon edhe detyra e stafit të këshilltarëve që e shoqëruan kreun e shtetit në këtë rrugëtim pesë vjeçar.

Bledi Dervishaj, përfaqësuesi ligjor i presidentit, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale thotë se ndihet profesionalisht i lumtur për kontributin e tij në përmbushjen e veprimtarisë kushtetuese të presidentit.

Ai shprehet se Meta arriti të përballojë me sukses çdo sfidë gjatë këtyre viteve, edhe ato sfida të forta kushtetuese dhe unikale në historinë e shtetit shqiptar.

Dervishaj shprehet se koha do të faktojë se sa mirë i ka shërbyer ky mandat Presidencial të gjithë shqiptarisë. Mbetet mister nese ky mesazh i Dervishajt ishte nje lamtumire per Meten, apo nje vete-ofrim ne LSI, pasi Meta neserr merr kjryesimin e kesaj partie. Kerkon te shkoje pakete?

Postimi i plotë:

Një mandat Presidencial i mbyllur me integritet
Në muajin shtator 2017, mirëprita me shumë kënaqësi ftesën e Presidentit z. Ilir Meta për të qenë pjesë e stafit në funksionin e Ndihmësit e më pas Këshilltarit të Presidentit, për të mbuluar çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. Gjatë këtyre gati 5 viteve kam ofruar pa kufizim gjithë kapacitetin tim profesional në përmbushje të veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës, ndërkohë që mbështetja e Tij më ka ofruar komoditetin e të punuarit me integritet, në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

I nderuar zoti President Meta,

Jam profesionalisht i lumtur që në këto pesë vite pune, i keni lënë trashëgim jo vetëm Institucionit të Presidentit të Republikës, por shtetit Shqiptar dhe institucioneve më të larta të tij, një praktikë të plotë e shembullore mbi punën e institucionit gjatë periudhave vendimtare për, implementimin e Reformës në Drejtësi; ngritjen e institucioneve të reja pas kësaj reforme; një doktrinë të zgjeruar kushtetuese, si dhe jurisprudencën më të plotë kushtetuese mbi rolin, pozitën, funksionin e Kreut të Shtetit në Shqipëri; çështjet zgjedhore; ndarjen e balancimin e pushteteve; luajalitetin kushtetues; liritë e të drejtat themelore të njeriut; praktikisht mbi çdo çështje apo fushë të lidhur me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe demokracinë.

Koha vet do të faktojë se sa mirë i ka shërbyer ky mandat Presidencial të gjithë shqiptarisë.

Edhe pse zhvillimet politiko-shoqërore në vend në këto 5 vite, kanë qenë të pazakonta, duke e përballur Institucionin e Presidentit të Republikës me sfidat më të forta kushtetuese dhe unikale në historinë e shtetit shqiptar, sërish të gjitha këto sfida janë përballuar me sukses nga Presidenti i Republikës z.Ilir Meta, duke bërë më të mirën për të ruajtur të pacenuar unitetin e popullit, interesin publik e kombëtar, të drejtat e liritë themelore të njeriut, e duke përmbyllur kështu me shumë integritet dhe ashtu siç parashikon Kushtetuta, këtë mandat pesë vjeçar Presidencial.

I nderuar President i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta,

Duke qenë se, mandati kushtetues përfundon sot në datë 24 korrik 2022, ora 18:00, më lejoni që T’Ju shpreh dhe një herë publikisht falënderimin tim për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin që më keni ofruar dhe T’ju uroj shëndet dhe suksese në rrugëtimin e mëtejshëm.

Sinqerisht,

BD