Khloé Kardashian është në pritje të foshnjës së saj të dytë me ish-in Tristan Thompson, përmes një nëne surrogate. Ajo do të bëhet sërish nënë, konfirmon “People”.
Ky lajm u bë me dije nga një përfaqësues i Kardashian për “People”.
“Ne mund të konfirmojmë se True do të bëhet me një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor,” i thotë përfaqësuesi PEOPLE.
“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse dhe e quan këtë gjë një bekim të bukur dhe të jashtëzakoshëm”.
“Ne kërkojmë privatësi në mënyrë që Khloe të mund të fokusohet tek familja e saj”.
Një burim thotë për “PEOPLE” se pavarësisht se dyshja pret një fëmijë, “Khloe dhe Tristan nuk janë bashkë dhe nuk kanë folur që nga dhjetori për çështjet e bashkëprindërimit”.
Khloé dhe Thompson i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre romantike pasi u zbulua se lojtari i NBA-së kishte një fëmijë tjetër, i cili lindi më 1 dhjetor, me Maralee Nichols.
Ata kanë qenë në një lidhje që nga viti 2016 dhe mirëpritën vajzën e tyre True në vitin 2018. Thompson është gjithashtu baba i djalit Prince, 5 vjeç me ish-in Jordan Craig.
Më herët, ylli i Kardashians ka folur për problemet që ka patur në shtatzëni.
Gjatë një episodi për “The Kardashians”, Khloé tregoi se mjekët e informuan se do të kishte një shtatzëni “me rrezik të lartë” nëse do të donte të kishte një fëmijë të dytë.