MENU
klinika

Është përfolur kaq shumë!

Kim Kardashian zbulon se ndërhyrjet ka bërë në fytyrë

08.07.2022 - 09:54

Fytyra e famshme e Kim Kardashian ishte në kopertinën e re të revistës ‘Allure’. Gjatë intervistës Kim ka folur më shumë për operacionet plastike që ajo ka kryer apo është akuzuar se ka kryer gjatë viteve. Kim është shprehur se kurrë nuk ka prekur buzët apo mollëzat e saj. E vetmja gjë shtesë që ka ajo është botox në zonën midis vetullave.

“Jo. Nuk kam pasur asnjëherë zgjatime të qerpikëve. Nuk kam bërë kurrë asgjë. Nuk i kam mbushur kurrë faqet. Nuk i kam mbushur kurrë buzët”- u shpreh Kim.

“Më intereson vërtet të dukem mirë. Me siguri më intereson më shumë se 90 për qind e njerëzve në këtë planet. Nuk është e lehtë kur je nënë dhe je e rraskapitur në fund të ditës ose je në shkollë, dhe unë jam të gjitha më sipër. .”

Kim vuri në dukje se që kur filloi të ishte rregullisht në qendër të vëmendjes, përfundimisht bëri paqe me pamjen e jashtme, duke pranuar se i urren duart e saj. Por për atë plakja nuk do të thotë që nuk do të përpiqet për përsosmëri, por arrin në një pikë ku thua se shëndeti është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Shqetësimi për shëndetin e saj u shfaq pasi Kardashian pranoi se kishte humbur 7 kilogramë për t’u përshtatur në një nga fustanet e Marilyn Monroe për ‘Met Gala’ këtë vit. Duke reaguar ndaj komenteve negative që mori, Kardashian pranoi se nuk ishte qëllimi i saj të përcillte një mesazh jo të mirë.