duket se viti 2022 i përket ngjyrave dhe vip-at tanë më të dashur na kanë surprizuar me zgjedhjet e tyre në veshje. Ky vit ju nxit të provoni sa më shumë ngjyra në veshje dhe të mos ngurroni për t’i kombinuar ato në mënyra të ndryshme.
Mesa duket, një nga ngjyrat më të pëlqyera është pikërisht lejlaja. Dj PM ka zgjedhur një bluzë në ngjyrë lejla gjatë një fotoje në pushimet e tij dhe padiskutim që i shkonte.
Antonela Berisha gjithashtu nuk i tha jo kësaj ngjyre, teksa ka veshur një fustan lejla dhe dukej tepër bukur.
As Fjoralba Ponari nuk e ka refuzuar ngjyrën lejla në një prej veshjeve të saj dhe na bindi se duhet ta preferojmë edhe ne këtë ngjyrë.
Einxhel Shkira ka zgjedhur një këmishë lejla, kombinuar me xhinse me detaje poashtu lejla dhe sigurisht që i shkonin pafund.
Orinda Huta, një tjetër bukuroshe e ka zgjedhur këtë ngjyrë teksa e kemi parë me një golf lejla të errët.
Kujtojmë, se një tjetër trend i këtij viti sigurisht që është edhe rrjeta. Veshjet me rrjetë janë preferuar shumë nga yjet e showbiz-it shqiptar. Qoftë në fustane, bluza e detaje në veshje, rrjeta ka qenë zgjedhja numër një. Zbuloni këtu se cilët janë ata vip-a shqiptar që e kanë përqafuar këtë trend.