Një referendum për bashkimin e Zaporizhias dhe Khersonit të pushtuar, për t’u bashkuar me Rusinë, mund të mbahet në shtator.
Një nga zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin e okupuar të Ukrainës Zaporizhzhia i ka thënë agjencisë së lajmeve RIA Novosti se një referendum për bashkimin e rajonit me Federatën Ruse ka shumë të ngjarë të zhvillohet në shtator, së bashku me një të ngjashëm në Kherson të pushtuar raporton The Guardian.
Agjencia citon Vladimir Rogov i cili ka thënë se gjithçka po shkon drejt faktit se referendumi do të jetë në gjysmën e parë të shtatorit.
“Nuk do të përmend ende datën e saktë. Po formohen komisionet zgjedhore”, ka thënë ai.
Në raportin e RIA thuhet se “Puna kryesore e komisioneve zgjedhore që po krijohen do të jetë qartësimi i listave të votuesve, duke qenë se disa persona janë larguar nga rajoni”.
Rogov ka thënë se ka shumë gjasa që referendumi të mbahet njëkohësisht në rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson, pasi “sukseset në linjën e kontaktit kanë garantuar sigurinë”.