MENU
klinika

Situata te Lazio

Kriset gjithçka, Lotito i tregon “derën” Tares

04.07.2022 - 16:59

Marrëdhënia mes drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, dhe presidentit të klubit Lotito ka prekur fundin. Puna e Tares në vitet e fundit nuk ka qenë ajo e duhura, teksa në kryeqytet kanë ardhur shumë pak emra të rëndësishëm.

Sipas Il Messagero, numri një i klubit lacial po shikon për të gjetur dikë tjetër që mund të bëjë këtë rol. Ka gjasa që i përzgjedhuri të jetë Angelo Fabriani.

“Lotito i bërtiste vazhdimisht Tares në një telefonatë. Është thyer marrëdhënia, Tare po ndihet i fyer dhe i lënë mënjanë”, shkruante Il Messagero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN