MENU
klinika

"Sa i trishtuar jam që po heq dorë!"

Kryeministri britanik, Boris Johnson jep dorëheqjen

07.07.2022 - 13:43

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar dorëheqjen në një konferencë për shtyp.

“Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri”, thotë Boris Johnson.

Ai u shpreh se do t’i japë liderit të ri sa më shumë mbështetje.

“Unë do të vazhdoj detyrën derisa të vendoset një udhëheqës i ri. Askush në politikë nuk është i domosdoshëm. Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme”, deklaroi Johnson.

Johnson thotë se është absurde ndryshimi i qeverive, duke hedhur poshtë idenë e zgjedhjeve të përgjithshme.

Kryeministri përfundon deklaratën e tij duke thënë se deri në gjetjen e zëvendësuesit të tij, do t’i shërbejë interesave të publikut.

“Të jesh kryeministër është një edukim në vetvete, kam udhëtuar në çdo pjesë të Britanisë së Madhe dhe kam gjetur kaq shumë njerëz që zotëronin një origjinalitet të tillë të pakufishëm britanik dhe kaq të gatshëm për të trajtuar problemet e vjetra në mënyra të reja.

Edhe nëse gjërat ndonjëherë mund të duken të errëta tani, e ardhmja jonë së bashku është e artë. Dua ta dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë,” thotë Johnson.

Ai u largua nga podiumi mes duartrokitijeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN