MENU
klinika

Si e refuzoi ofertën e “El Patron"

Kur Escobar rrëmbeu trajnerin e Barcelonës

02.07.2022 - 22:14

Para një njeriu si Pablo Escobar, narkotrafikanti më i madh i botës, është dikush që nuk është frikësuar aspak. Edhe pse El Patron mund të ketë qenë një nga njerëzit më të fuqishëm dhe më të pamëshirshëm të planetit, El Flaco Cesar Luis Menotti nuk ishte nga ata që mori urdhra për atë që duhet të bëjë.

OFERTA…E VEÇANTË – Gazetari Martinoli ka treguar historinë e tentativës së Escobari-t për ta bindur Menotti-n që të largohej nga Barcelona në vitin 1983.

Në atë kohë, Flaco, trajneri kampion i botës me Argjentinën në 1978-ën, sapo kishte pranuar të drejtonte Barcelona-n e Maradona-s dhe Schuster-it, por dikush e donte për skuadrën e tij: El Patron, një nga ata të cilëve zakonisht nuk u thuhet jo.

Gazetari ka treguar se një të shtunë në mbrëmje dy burra i janë afruar Menotti-t, duke i shpjeguar se shefi i tyre donte ta takonte për darkë. Pasi trajneri ka refuzuar, i kanë kërkuar se kur e kishte stërvitjen tjetër. Përgjigjja ka qenë të hënën në mëngjes.

ËNDRRA – Të dy i kanë premtuar Menotti-t se të hënën do të ishte kthyer dhe e kanë çuar deri në Kolumbi në rezidencën e Pablo Escobar, natyrisht duke ia mbuluar fytyrën në mënyrë që të mos e shihte rrugën në darkë, pasi kanë folur për një kohë të gjatë për futboll, El Patron ka vendosur në tavolinë një kontratë: “

Kjo letër është për ju, vendosni shifrën që doni dhe ejani të drejtoni Nacional-in”. Ose më saktë skuadrën e Escobar-it, një nga më të rëndësishmet e Amerikës së Jugut. Përgjigjja e Menotti-t? Nuk është ajo që priste, ka shpjeguar Martinoli:

“Ju jeni një njeri që ka shumë ëndrra, por ashtu jam edhe unë. Dhe tani për tani, ëndrra ime është të drejtoj Barcelona-n. Besoj se ju do ta kuptoni”. Fakti që argjentinasi është kthyer i padëmtuar në Barcelonë është një dëshmi që El Patron ka kuptuar. Dhe ka vlerësuar sinqeritetin e Flaco-s…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN