MENU
klinika

Dënohet me 12 vjet burg lezhjani, mik i “Diabolik”-ut

Kush është shqiptari që sillte tonelata kokaine nga Brazili

07.07.2022 - 11:42

Emri i tij është ndër më të lakuarit në botën e krimit të trafikut të drogës dhe të vrasjeve në Itali, kryesisht në zonën e Romës, aty ku prej rreth një dekade shqiptarët janë kthyer në ‘zot’ të disa zonave. I akuzuar pikërisht për një mori ngjarjesh dhe episodesh, Dorian Petoku ka dalë para gjykatës italiane ditëve të fundit për tu njohur me masën e dënimit.

Janë plot 12 vjet burg që janë dhënë për të, ndërkohë që vendimi i gjykatës për një nga njerëzit e besuar të ultrasit lacial Fabrizio Piscitelli, nuk iu ka shpëtuar mediave vendase. Në fakt aq shumë është folur për djalin nga Lezha, saqë me të lidhet thuajse aktiviteti kriminal roman prej shumë e shumë viteve. Petoku, sot 34 vjeç, u arrestua në vendin tonë në fundin e vitit 2019 për të qëndruar për më shumë 1 vit në vendin tonë për shkak të pamundësisë për ta ekstraduar me rastin e pandemisë globale.

I riu e gjeti mënyrën të kërkonte ndryshim mase në të gjitha shkallët, po italianët e hetimit këmbëngulën para drejtësisë së tyre dhe për ta përballur me një masë dënimi. Kështu Dorian Petoku, i njohur si person i lidhur me kriminalitetin mafioz roman, është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë të Romës me 12 vite burg.

Akuza ndaj tij është trafik lëndësh narkotike e si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë. Dorian Petoku, i nga Lezha ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës të dy operacioneve të bujshme atë të “Brasile low cost”, si dhe “Grande raccordo anulare”.

Ai u arrestua gjatë operacioni antidrogë të antimafias italiane “Brasile low cost”, ekzekutuar në maj të vitit 2019 e që çoi shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze, e cila transportonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Operacioni u krye në bashkëpunim me shërbimet amerikane të DEA-s dhe në shtator të 2021 Dorian Petoku u ekstradua nga Shqipëria në Itali.

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese