MENU
klinika

Ku shkoi përralla moderne?

“Ky është fati, gjithçka është e shkruar…”

13.07.2022 - 17:01

         “Pas 20 vitesh çift dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Francescon, përfundoi. Rruga e ndarjes do të mbetet ende një çështje private dhe nuk do të ketë asnjë deklaratë të mëtejshme, nga ana ime. Ju ftoj, t’i shmangin spekulimet dhe mbi të gjitha, të respektojnë konfidencialitetin e familjes sime”. Me një deklaratë përmes agjentit të saj, ky ishte njoftimi zyrtar mga Ilary Blasi, për përfundimin e marrëdhënies mes saj dhe ish-kapitenit të Romës.

Kështu nis, duke e zyrtarizuar ndarjen, deklarata e Totti: “U përpoqa ta kapërcej krizën, por sot e kuptoj që zgjedhja e ndarjes edhe pse e dhimbshme, nuk shmanget.

Gjithçka, muajt e fundit, është bërë për të mbrojtur fëmijët tanë, të cilët, do të jenë gjithmonë prioritet në jetën time. Do të vazhdoj të jem pranë Ilary-t në rritjen e tre fëmijëve tanë të mrekullueshëm, duke respektuar gjithmonë gruan time”, – shkruan “fanpage.it”

Po si nisi lidhja mes prezantueses televizive italiane dhe legjendës së Romës?

E pabesueshme, përmes ekranit. Ish-kapiteni verdhekuq, ra në dashuri me të, duke e parë nga ekrani. Historia e pabesueshme rrëfehet kështu:

“Kur pashë Ilarin në ekran, thashë: Ajo është gruaja e jetës sime, duhet të martohem me të”. Ilary Blasi ishte ende në fillimet si gazetare dhe prezantuese televizive, kur Francesco Totti, kapiteni i Romës, në moshën 25-vjeçare, mori goditjen nga ekrani…

Ishte si dashuri me shikim të parë. Duket se ka kaluar një shekull nga ajo kohë, nëse mendojmë se vetëm pak orë më parë, një nga çiftet më të dashur për italianët, njoftoi ndarjen me një deklaratë të përbashkët.

Dhe të mendosh se ish-kapiteni i Romës, siç tregohet në serialin televiziv të Netflix, “Unë quhem Francesco Totti”, ka përshkruar çdo moment të asaj historie dashurie, në detaje. Kombinimi futboll-prezantuese televizive, ishte pothuajse një modë në fillim të viteve 2000, por midis Tottit dhe Blasit ishte e menjëhershme; dashuri e vërtetë.


Që në fillim të historisë së tyre ndodhi një episod që në Romë, veçanërisht fansat verdhekuq e mbajnë mend në mënyrë të përsosur. Ishte sezoni 2001-2002 dhe skuadra e drejtuar nga Fabio Capello, i freskët nga titulli i fituar kampionatin pararendës, me triumfin në “Olimpico”, më 17 maj 2001, donte të provonte sërish.

Dhe kështu, në një derbi të zjarrtë pranveror kundër Lazios, fitorja do të kishte vlerë dyfish. Në fakt, Totti kishte disa muaj që ishte në lidhje me Ilary, por ata nuk ishin fejuar ende. Në fakt, motra e shoëgirl-it i mundësoi kontaktin, pasi njihte një mik të Tottit. “Ejani dhe shikoni derbin drejtpërdrejt”, – ishte ftesa e Tottit për Ilary.

Ajo nuk kishte qenë kurrë në stadium. Nga aty mund të themi se nis historia e dashurisë mes Tottit dhe Ilary. Në prag të derbit, megjithatë, në telefonin e Tottit vjen një lajm i keq. “Të shtunën në mbrëmje, e motra më shkroi një mesazh, duke më thënë se Ilary mund të mos vinte.

Për mua ishte diçka e hidhur, sepse kisha përgatitur një fanellë speciale për të, në fshehtësi të plotë, – tha Totti, në një intervistë për “Verissimo”. – Me miqtë, vendosa të shkruaj frazën ‘Ti je unike’ edhe pse nuk kishim dalë kurrë bashkë, as nuk kishim puthur ndonjëherë”. Por ai lajm e kishte dëshpëruar Tottin: “Pasi e mora vesh se nuk mund të vinte, nuk fjeta gjithë natën dhe mendova se fati ishte kundër”.

Por, në vend të kësaj, fati kishte të tjera plane për Tottin. Të dielën e ardhshme, ditën e derbit, ish-kapiteni verdhekuq ishte gjithë padurim. Ai ende shpresonte, se Ilary mund ta rimendonte ardhjen në stadium, në një farë mënyre.

“Kam drekuar me celularin pranë, – shtoi ai në rrëfimin për ‘Verissimo’, duke treguar se i kishte shkruar një mesazh Ilary, por pa marrë përgjigje. – Në orën 13:30 më shkroi: Jam në tren dhe po vij të shoh ndeshjen”. Totti u bë euforik dhe nuk mundi ta mbante dot emocionin që e ngarkonte në mënyrë të pashmangshme para një derbi kaq të rëndësishëm: “Dukesha në shtrat si fëmijë, si budalla. Më dukej se kisha parë Madonën”.

Mbrëmjen e 10 marsit 2002 vihet në skenë një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së Francesco Tottit dhe në mënyrë të pashmangshme edhe të jetës së tij private. Fanella e përgatitur me miqtë e tij ishte gati, e veshi duke e mbuluar me uniformën verdhekuqe, me të cilën doli në fushë me shiritin e kapitenit.

Shkëmbim shikimesh me Nestën para fillimit të lojës. Atë mbrëmje, Totti arriti të jepte tri asiste, duke rritur klasin dhe imagjinatën e dikujt si Vincenzo Montella, i cili shënoi katër gola në atë ndeshje.

Ilary ishte në tribunë, me motrën e tij dhe miqtë e Tottit. Mungoi vetëm “qershia mbi tortë”, pas katër golave të parë, që kishin lënë pa fjalë në portë, të gjorin Angelo Peruzzi. Kapiteni verdhekuq, megjithatë, nuk mundi ta fuste topin në rrjetë, ai kishte tentuar tashmë në pjesën e parë, por pa pasur fat. Edhe në pjesën e dytë, koha vrapoi në mënyrë të pashmangshme drejt fundit.

“Po të mos kisha shënuar, askush nuk do ta kishte parë, – thotë Totti, gjatë serialit. – Pasi dhashë tri asiste, pyeta veten: Duhet ta ekspozosh patjetër këtë fanellë sonte”. Dhe në vend të kësaj, në minutën e 72-të, Totti mori një top nga Montella, i cili, ia ktheu borxhin e asistit. Prej andej, kapiteni nuk mund të gabonte.

Totti ishte praktikisht, jashtë kuadratit, po ashtu larg vijës që kufizon zonën e penalltisë. Shikon për një moment Peruzzi-n, vëren se portieri i Lazios ishte jashtë portës dhe vendos të… shkruajë përgjithmonë, historinë e futbollit.

Topi përfundon në rrjetë, për habinë e tifozëve të Lazios dhe veçanërisht atyre të Romës, me mosbesim për magjinë e kapitenit të tyre. “Një nga golat më të mirë, të shënuar në karrierën time, – do të thoshte më vonë, Totti. – Ngrita fanellën e Romës dhe tregova fanellën që kisha përgatitur, ku shkruhej: Ti je unike” (“6 unica”).

Totti ia kishte arritur qëllimit. E kishte kërkuar atë gol dhe më pas, e kishte gjetur në mënyrën më të bukur, ndryshe nuk ia dilte dot. “Ndoshta nëse nuk do të kisha shënuar, nuk do të bashkohesha më vonë më Ilary-n”, – shton në rrëfimin e tij, për serialin e tij televiziv.

Ajo ndeshje, do të përfundonte 5-1 për Romën e më pas, verdhekuqtë do ta mbyllnin sezonin në vendin e dytë, me 70 pikë, një më pak se kampioni i Italisë, Juventusit, që në atë guximtare të 5 majit, pikërisht në “Olimpico”, u kalua nga Lazio, duke humbur në mënyrë të jashtëzakonshme trengjyrëshin.

Gjithsesi, Totti dhe Ilary Blasi do të bëheshin një nga çiftet më solide në botën e të famshmëve. “Ky është fati, gjithçka është e shkruar…” – do të thoshte Totti, para shumë kohësh. Mbase edhe ndarja, pas 20 vitesh lidhje dhe me tre fëmijë së bashku, paska qenë e shkruar…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët