MENU
klinika

U arrestua për legalizimin e një lokali në Sarandë

Lirohet nga qelia pas tre muajsh inxhinieri i Kadastrës

05.07.2022 - 09:44

Erliton Ymeri, 37 vjeç, ish specialist në sektorin e hartografisë në Kadastrën e Sarandës, ka lënë dje qelitë e ku ndodhej i arrestuar për “shpërdorim detyre” prej 24 marsit ne kuadër te operacionit “Heshtja 2”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka zëvendësuar masën e sigurimit për te, nga “Arrest ne burg” ne “Arrest ne shtëpi”.

Ymeri akuzohet se se bashku me 4 kolege te tjerë, nga të cilët aktualisht dy ndodhen ne paraburgim, një në shtëpi e një tjetër ne kërkim, kishin legalizuar dhe me pas hipotekuar një lokal ne zonën turistike te Sarandës edhe pse për te kishte nje urdhër prishje te IMT Sarande.

Ishte Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja qe deklaroi ne nje konference për shtyp kallëzimin penal te tyre, pas nje kompleksi shkeljesh, sipas tij, ne rastin konkret.

Prej shkurtit te këtij viti, Prokuroria e Sarandës ne tre raste dhe SPAK ne nje rast tjetër, nxorën 19 urdhër arreste per zyrtare, biznesmenë e qytetare te ndryshëm ne lidhje me shkelje per ceshtje pronash ne Sarande.

Nga këto urdhër arreste me mase sigurimi “Arrest ne burg” u ekzekutuan 12 prej tyre, ndërsa 7 u shpallen ne kërkim. Por aktualisht, me vendime te ndryshme te Gjykatave, vetëm 4 ndodhen ne mase “Arrest ne burg”, 2 ne “Arrest ne burg me afat 45 dite” nga te cilat u kane mbetur edhe dy jave deri ne rivlerësim te masës se sigurimit, 6 ne “Arrest ne shtepi” dhe 7 ne kërkim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga drejtori, te juristja dhe noteri...

EMRAT/ Kush u arrestua në Bashkinë e Sarandës?


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë