MENU
klinika

“Hana është si Mozzik i vogël”

Loredana i jep përgjigjen surprizuese ndjekëses

08.07.2022 - 09:33

Vogëlushja e një prej çifteve më të komentuar të showbiz-it shqiptar, Mozzik dhe Loredana, është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur në rrjet. Ajo ka një llogari në Instagram që menaxhohet nga reperët dhe numëron rreth 360 mijë ndjekës. Po ashtu, ata postojnë shpesh foto e video me vajzën e tyre.

E duket se të gjithë bien dakord se Hana është një kopje e Mozzik. Sa herë që shfaqet në rrjete sociale aq më shumë kuptohet ngjashmëria që ajo ka me reperin. Loredana ka publikuar një video me të në TikTok ku shihen të dyja duke kënduar një prej këngëve të reperes. “Ndoshta po fillon të më ngjajë?”- pyeti ajo ndjekësit.

Por, ata nuk kanë rënë dakord me Loredanën duke shkruar se Hana është si babai i saj, gjë për të cilën bie dakord edhe vetë reperja. “Kurrë. Hana është Mozzik i vogël”– i ka shkruar dikush reperes duke tërhequr vëmendjen e saj. “Përgjithmonë“- i është përgjigjur Loredana, një koment që askush nuk e priste prej saj.

Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Një ndarje jo shumë miqësore me deklarata e akuza të forta. Megjithatë çifti u bashkua në 2020 duke sjellë një album të përbashkët. Dhe u ndanë sërish në verën e 2021 duke u shprehur se ‘janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin.’

Ndonëse janë përfolur për një ribashkim, Loredana tha para disa ditësh se nuk ka komunikim me Mozzik dhe të dy kanë deklaruar se kanë nisur njohje të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Njerëz që nuk gëzohen për triumfet e tua...'

E quajti “gënjeshtare”, Loredana i kthehet Mozzik