MENU
klinika

Aksident i rëndë në Fushë Krujë

Makina përplas për vdekje 55-vjeçaren

02.07.2022 - 13:03

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një gruaje, ka ndodhur këtë mesditë në Fushë Krujë.

Ngjarja është shënuar në fshatin Larushk, ku një makinë ka përplasur për vdekje 55-vjeçaren Lume Rryta. Kjo e fundit pasi ka qenë në market, ka tentuar që të kalojë rrugën dhe për pasojë është përplasur nga makina.
Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.