MENU
klinika

Kthesa e sulmuesit kuqezi

Manaj lë Spanjën për Anglinë, ja ku pritet të firmosë

04.07.2022 - 15:39

Në Spanjë ishin të sigurt se Rey Manaj do të qëndronte në La Liga, me Getafe që ishte e gatshme të paguante 2 milionë euro për të blerë kartonin e sulmuesit kuqezi.

Ndryshe nga se perceptohej, e ardhmja e Manaj merr një tjetër kthesë. Në Spanjë dhe Angli flasin se sulmuesi i Barcelonës është pranë transferimit te Watford, skuadër që këtë sezon militon në Championship.

E hëna ishte dita që Manaj duhet të paraqitej në grumbullim me Barcelonën, por ish sulmuesi i Spezias ka munguar pasi është në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen me Watford, madje sipas mediave angleze zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN