MENU
klinika

Foto

Martohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck!

18.07.2022 - 10:08

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar!

Burimet për TMZ kanë konfirmuar martesën e dy yjeve. Madje, edhe Page Six ka bërë me dije se Benjamin Géza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez janë vërtet të martuar.

Aktorja e “Marry Me” njoftoi fejesën e saj me yllin e “Good Will Hunting” në prill në një video të shkurtër.

“Ti je perfekt,” u dëgjua të thoshte Lopez në klip teksa shikonte me adhurim unazën e saj të fejesës.

“Unë gjithmonë them se ngjyra e gjelbër është ngjyra ime me fat. Ndoshta ju mund të mbani mend një fustan të gjelbër”, shpjegoi ajo, duke iu referuar veshjes së famshme prej mëndafshi të Versace që kishte veshur në Grammy 2000.

“Kam kuptuar se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur ngjyrën jeshile,” shtoi ajo.

Çifti u takua në vitin 2001 në xhirimet e filmit të tyre “Gigli” ndërsa Lopez ishte ende e martuar me burrin e saj të dytë Cris Judd. Pas ndarjes së tyre në qershor 2002, lindi “Bennifer”, me Affleck që u shfaq në videoklipin e paharrueshëm muzikor të Lopez, “Jenny from the Block”.

Një muaj pas premierës së videos, Affleck i propozoi J.Lo-së.

Mirëpo, më pas ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Në vitin 2004, dyshja e anuloi zyrtarisht fejesën dhe u nda. Lopez më pas u martua me Marc Anthony më vonë atë vit, duke mirëpritur binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008.

Ndërkohë, Affleck u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe mirëpritën tre fëmijët Violet, Seraphina dhe Sam.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ky detaj ngriti dyshime tek të gjithë

Fejohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck?

Teoria e çuditshme që po qarkullon në rrjet

“Bennifer” mund të jetë një gënjeshtër…