MENU
klinika

“Bandit i pamëshirshëm”

Mediat greke bëjnë profilin e 48-vjeçarit shqiptar që shkaktoi “luftën” në Athinë

03.07.2022 - 18:55

Mediat greke kanë bërë një profil të shqiptarit, Andon Tefi, 48-vjeçari i cili shkaktoi masakrën në Greqi, ku dy persona u vranë, ndërsa vetë autori u qëllua për vdekje nga policia helene.

“Zougla” shkruan se ai ishte një bandit i pamëshirshëm, i aftë në përdorimin e armëve dhe nuk e kursente përdorimin e tyre për të kryer vrasje. Kjo u tregua edhe në rastin më të fundit dhe zemërimin që ai tregoi kur u përball me dy policë, ndaj të cilëve hapi zjarr. Ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjur duke e vrarë.

“Zemërimi i i tij ndaj policëve ka qenë aq i madh sa nga të shtënat me armë zjarri është thyer xhami i një restoranti që ndodhej pas policëve”, shkruan media greke.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen, ku u vranë edhe sy shqiptarë të tjerë, “Zougla” shkruan se 48-vjeçari nuk ka kursyer të nxjerr armën dhe të qëllonte në drejtim të personave, që mendohet se janë anëtarë të bandës rivale. Nga këto të shtëna mbeti i plagosur një i ri me motoçikletë, i cili më pas ndërroi jetë në spital.

LARJA E HESAPEVE

Nga ana e tyre, autoritetet policore bënë të ditur se bëhet fjalë për një larje hesapesh mes bandave të natës që janë aktive në trafikun e drogës dhe se familjet e veçanta kanë qenë në mosmarrëveshje, me sa duket për ndarjen e klientelës pas çmontimit të rrjetit të trafikut të drogës majin e kaluar.

Njëkohësisht po vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e bandave të drogës. Ndërsa për tre të vdekurit me origjinë shqiptare bëhet e ditur se ata kanë qenë pjesë e grupeve të trafikut të drogës.

Policia e Sigurimit të Atikës që po merret me rastin, nga të dhënat e deritanishme vlerëson se përleshja fillestare ka ndodhur për hesapet për transaksione të paligjshme droge, ndërsa janë përfshirë gjithsej nëntë persona, mes të cilëve një 43-vjeçare, e cila tashmë është arrestuar.

48-VJECARI KA QENE ARRESTUAR 7 HERE

Sipas burimeve policore, njëra nga pistoletat iu gjet gruas që u arrestua, ndërsa tjetra i përkiste 48-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga policia në Agioi Anargyros.

Siç u bë e ditur nga Policia, 48-vjeçari ishte i akuzuar për krime të rënda, konkretisht për drogë dhe armë, vjedhje dhe organizim kriminal dhe ishte arrestuar shtatë herë në të kaluarën.

46-vjeçari me motor, i cili u vra nga 48-vjeçari në Patisia, u arrestua më 31 maj së bashku me autorin për trafik kokaine.

Hetimet po vazhdojnë dhe pas përfundimit të tyre do të vijojë një përditësim më i ri nga policia greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN