MENU
klinika

“Eja aty ku e lamë dhe do ta tregoj”

Mesazhet që shkëmbyen dy shqiptarët që u vranë në mes të Athinës

11.07.2022 - 19:33

Mediat greke kanë zbardhur mesazhet që kanë shkëmbyer dy shqiptarët, Andon Tefi dhe Armando Lamaj, para se ata të vriteshin në një masakër të përgjakshme në Athinë.

Përveç tyre viktimë mbeti edhe një 23-vjeçar, ndërsa u plagosën edhe dy efektivë policie pasi korçari Tefi i qëlloi me armë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Në bisedat e zbardhura nga Realnews rezulton se para sherrit të përgjakshëm, Tefi dhe Lamaj kishin lënë takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur, pas arrestimit të tyre majin e kaluar me një sasi kokaine.

“Po të kërkoj, ku je?”, ka qenë sipas informacioneve mesazhi i parë që i ka dërguar ai Lamajt, pasi nuk e ka gjetur në servisin e tij.

“Ja ku jam, nuk po fshihem. Nuk të shoh askund”, ishte përgjigja për 48-vjeçarin.

“Eja në mbrëmje ku thamë dhe do të të tregoj”, ka shkruar ndër të tjera Tefi, duke mbyllur kështu orën për takimin që degjeneroi në përdorimin e armëve.

“Unë do të jem aty, kujdesu që të jesh edhe ti, jo si herët e tjera kur nuk ishe askund dhe nuk u shfaqe”, u përgjigj 46-vjeçari, për herë të fundit.

SI NDODHI NGJARJA

Dy ish miqtë dhe partnerë në vepra të ndryshme kriminale më në fund shkuan në takimin në rrugën Kourtidou, ku Andon Tefi u shfaq me makinën “Mercedes Benz”, nën shoqërinë e partneres së tij 36-vjeçare.

Ndërkohë, Armando Lamaj lëvizte me motoçikletë. Ai është sharë menjëherë nga rivali i tij 48-vjeçar, i cili papritur ka nxjerrë një pistoletë dhe e ka qëlluar.

Në të njëjtën kohe ka reaguar edhe grupi i Lamajt.

Ndërkohë 48-vjeçari për t’u mbrojtur ka zbritur nga makina dhe ka nisur të qëllojë duke plagosur një person të dytë që ka tentuar të arratiset nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, ai nuk arriti të shkojë larg, pasi 36-vjeçarja në timonin e “Mercedes Benz-it” ka marrë timonin e makinës, ka ndjekur, ka goditur dhe ka vrarë personin që kishte mbetur i plagosur nga të shtënat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin