MENU
klinika

"Rritet “arsenali” i opozitës në ballafaqim me regjimin!"

Meta krijoi Partinë e Lirisë, vjen urimi i parë nga PD

27.07.2022 - 18:13

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka uruar forcën më të re opozitare Partinë e Lirisë, teksa e cilëson këtë hap të ish-presidentit Ilir Meta, rritje e arsenalit të opozitës.

Ai shprehet se këto beteja kërkojnë mobilizimin e të gjithë atyre forcave politike që përpiqen për ndryshimet e mëdha që ka nevojë vendi ynë.

Shehu ndalet edhe te publikimi i emrit të Ilir Metës në dokumentet e Sigurimit të Shtetit duke e cilësuar këtë një intrigë. Ai shton se nuk është se kjo nuk është aspak serioze për një vend anëtar të NATO-s që aspiron të jetë pjesë e Europës së bashkuar.

Statusi i Tritan Shehut

Se pari desheroj te uroj partine me te re opozitare,”Partine e Lirise”!

Eshte kenaqesi te konstatosh rritjen e “arsenalit” te opozites ne ballafaqim me kete regjim, e rendesishme kjo per betejat politike te ardheshme.

Jane pikerisht keto beteja, qe kerkojne mobilizimin e grumbullimin e te gjithe atyre forcave politike, qe perpiqen apo do te perpiqen per ndryshimet e medha qe ka nevoje vendi.

Uroj per kete rrugetim dhe ish Presidentin e drejtuesin e asaj force Z.Ilir Meta, mikun tim te vjeter, ne bashkerendim a kundershti reciproke politike.

Te them te drejten do te desheroja ta mbyllja ketu kete postim, por disa lajme- intrigash, qe prej dje po artikulohen reth germave I.M, duke aluduar si skutha per ish Presidentin, me detyrojne te zgjatem dhe pak.

Aspak serioze dhe e pa tolerueshme kjo qe po ndodh per institucionet e nje vendi antar i NATO, qe aspiron te jete pjese e Europes se Bashkuar.

Me kete une nuk dua te mbroj Meten e vertete, ish Presidentin.

Ai di ta beje vete shume mire kete, ashtuj si kam besim qe e verteta ne te gjitha analizat dhe te gjitha gjasat eshte ajo cfare ai deklaroi.

Por desheroj te shpreh te gjithe indinjaten time per keto menyra meskine, ne forme “rrjedhje lajmesh” e thash e themesh te njerezve pa karakter apo te ceket, te dirigjuara nga pushteti.

Menyra okulte keto si i mbyturi, qe kerkon shpetim tek “fija e kashtes”, pikerisht per te hequr vemendjen e zbehur mega skandalet te kesaj Qeverie.

Jane pikerisht keto forma “goditjeje te armiqve”, te trasheguara nga arsenali i Regjimit te dikurshem, te vena ne jete nepermjet Sigurimit famekeq e bashkepuntoreve te “zinj” te tij.

Eshte nje keqardhje e vertete te perballesh perseri me te tilla “mekanizma” mesjetare, qe po perdoren edhe nga ata, qe paguhen per te zbardhur bemat e atyre strukturave diabolike.

Nje shtet demokratik, transparent, europian ka te tjera mundesi e menyra per te arritur tek e verteta dhe transparenca e domosdoshme e saj.

Nje aresye me shume kjo per te permbysur sa me pare kete regjim autokratik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN