MENU
klinika

“Rikthimi” në shtëpi

Meta poston foton me Kryemadhin e fëmijët pas largimit nga presidenca: Familja jonë nga sot është më e bashkuar

24.07.2022 - 21:58

Ish-presidenti Ilir Meta ka postuar foton e parë pas largimit nga detyra e drejtimit të institucionit të kreut të shtetit, pas 5 vitesh në këtë post.

Meta shfaqet krah bashkëshortes së tij, kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe tre fëmijëve të tyre, Era, Bora dhe Besari.

Ai shprehet se sot familja e tyre është më e bashkuar. “Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja!”, shkruan Meta.

Meta i dorëzoi sot detyrën presidentit të ri Bajram Begaj i cili do të qëndrojë në këtë detyrë për 5 vitet e ardhshme.

Nga nesër, ish kreu i shtetit ka paralajmëruar rikthimin në opozitë ndërsa hapi i parë duket se do të jetë pjesëmarrja në konventën e LSI, partisë që ai themeloi që në vitin 2004 dhe e drejtoi deri në momentin e marrjes së detyrës së presidentit.

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita