MENU
klinika

Humbje minimale

Milan dhe Inter bien në miqësoret e sotme

23.07.2022 - 21:57

Milan ka pësuar humbjen e parë në këtë fazë përgatitore. Kampionët e Italisë, në fakt, janë mundur kundër skuadrës hungareze ZTE. ‘Faji’ për këtë rezultat ka qenë i një pjesë të parë që ka lënë shumë për të dëshiruar, në të cilën Rebic me shokë kanë treguar pak dëshirë.

Kuqezinjtë kanë luajtur shumë më mirë në pjesën e dytë. Një nga më të mirët ka qenë Yacine Adli, i aktivizuar si numër 10 dhe autor i disa lëvizjeve që tregojnë se lojtari mund të ketë një potencial të madh.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-2: Ubochioma (2′), Mocsi (23′) dhe Tajti (26′) kanë shënuar për vendasit, ndërsa Giroud (30′, pen.) dhe Krunic (86′) për miqtë.

Edhe Inter-i është kthyer në fushë për të luajtur miqësoren e radhës. Zikalrit kanë luajtur në Francë kundër Lens në një stadium të mbushur plot. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, takimi është vendosur me një gol në minutën e 89-të të shënuar nga Lens, që ka kapur në befasi skuadrën e Simone Inzaghi-t.

Openda ka shënuar për francezët me një goditje spektakolare me thembër që nuk dihet nëse ka qenë me dashje apo jo. Një gol që ka vendosur sfidën dhe që ka bërë stadiumin të shpërthejë sikur të kishte qenë një ndeshe e Champions League dhe jo një miqësore korriku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN