MENU
klinika

Situata në vend

Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra zjarri gjatë 24 orëve

31.07.2022 - 11:39

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, Robert Hysenllari informoi se u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Dhores, bashkia Skrapar;
në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;
në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;
në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;
në fshatin Saver, bashkia Lushnje;
në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;
në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,
ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.

Për shuarjen e zjarreve gjatë 24 orëve janë angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.
Janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, shërbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Vijojnë aktive vatrat ne:
në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojnë pune forcat e Adzm dhe te bashkisë për normalizimin e situatës.

në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, ku me gjithë punën e forcave zjarrfikëse dhe bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA.

në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra. Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.

Ndërhyrja e forcave operacionale ka qenë e menjëhershme duke shmangur rrezikun e djegies së banesave. Bashkia Dropull në këtë situatë u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.

Duke marrë në vlerësim situatën e krijuar në bashkinë Dropull është aktivizuar sistemi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian (ERCC), nga ku Greqia ka ofruar asistencë ndërkombëtare me 2 avionë për ndërhyrje nga ajri.

Me ndërhyrjen nga ajri dhe toka përgjatë gjithë ditës së djeshme edhe deri sot është bërë e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banorëve.

Sot në orët e para të mëngjesit ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrisë Mbrojtjes dhe dy avionëve të Qeverisë Greke.
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë çdo strukture të sistemit të mbrojtjes civile.
Çdo njoftim i juaj për vatrat e zjarreve apo fatkeqësi të tjera do të vërë menjëherë në lëvizje sistemin e mbrojtjes civile duke bere aktivizimin e forcave operacionale në nivel vendor dhe qendror në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.

Gjithashtu rikujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin